Basketbollistet e Kosovës janë eliminuar në gjysmëfinale nga ato të Irlandës.
“Dardanet” u mposhtën me rezultat 86 me 72, duke mos arritur të kualifikohen në finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një dominim i Kosovës në tre çerekët e parë, por e lëshuan ndeshjen në çerekun e katërt, duke e humbur atë me një diferencë shumë të madhe.
Megjithatë, një paraqitje kaq pozitive në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla nga vashat tona është një sukses i madh.
Kjo ishte paraqitja e parë ndërkombëtare për vashat tona.
/GazetaBlic Sport/


