Sporti

Përfundon gjithçka në Berlin, Spanja siguron finalen e madhe në EuroBasket, triumfon ndaj Gjermanisë

09/16/2022 22:21
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar gjysmëfinalja mes Gjermanisë dhe Spanjës në Euro-Basket.

Spanja ka triumfuar dhe ka siguruar finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar deri në sekondat e fundit, me spanjollët që fituan me rezultat 96-91.

Spanja luan në finale ndaj Francës, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën në ora 20:30.

/GazetaBlic Sport/