Sporti

Përfundon gjithçka, Hakan Calhanoglu largohet nga Milani… transferohet tek Inter!

06/21/2021 13:16
nga:Lorik J

Hakan Calhanoglu ka arritur marrëveshje me Interin.

Aktualisht, Calhanoglu është lojtar i Milanit, megjithatë s’ka arritur marrëveshje me “Rossonerët” për vazhdimin e kontratës dhe do të ndërrojë fanellë, por jo qytet, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Sky Sport Italia, Hakan Calhanoglu ka arritur marrëveshje me Interin dhe nesër do të kryejë testet mjekësore.

Kontrata e tij aktuale me Milanin do të skadojë javën e ardhshme dhe ai do të nënshkruajë me Interin deri në qershor të vitit 2024.

Hakan do të refuzojë ofertën për zgjatjen e kontratës tek AC Milan.

/GazetaBlic Sport