Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, pas festës së fitores mbrëmë, u është kthyer punëve në komunë, me shtrimin e tri rrugëve lokale.
Rrugët e asfaltuara ndodhen në fshatin Gjocaj, Krasniqi dhe Pepshi.
Ai ka uruar banorët për rrugët e reja, teksa ka thënë se do të vazhdojnë me punë të mira.
“Festa përfundoj dhe ne nuk kemi kohë për të humbur. Prandaj që nga sot menjëherë kemi vazhduar me punët e mira në Junik. Sot kemi asfaltuar rrugët lokale në fshatin Gjocaj, në lagjen Krasniqi dhe në lagjen Pepshi. Urime banorëve në këto pjesë të Junikut për rrugët e reja. Vazhdojmë tutje”, ka shkruar Shehu.


