Sporti

Përfundon epoka e Ancelottit tek Real Madrid, trajneri italian do të largohet pas finales së Kupës së Mbretit

04/17/2025 13:41
nga:Mergim Rreci

Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi pas finales së Kupës së Mbretit, javën e ardhshme.

Po përfundon epoka e trajnerit italian tek gjiganti i madh spanjoll, transmeton GazetaBlic Sport.

Ancelotti ka një vit të mbetur në kontratën e tij në Bernabeu, por burime të shumta, raportojnë se presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit po i mbaron durimi dhe është i bindur për angazhimin e një trajneri të ri.

Ancelotti gjithashtu nuk ishte plotësisht i kënaqur me aktivitetin në merkato të Real Madridit pasi klubi nuk arriti të zëvendësojë Toni Kroos dhe Nacho dhe të dëmtuarit Eder Militao dhe Dani Carvajal.

/GazetaBlic Sport/