Turneu i organizuar nën patronatin e Presidentës së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, për pesë ditë rresht ka sjellur emocione të mëdha ku mbi 400 futbollistë në 40 takime kanë luftuar për tu bërë pjesë të finalës “FADIL VOKRRI CUP 2021”.
Sot, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë janë luajtur dy finalet, ajo e kategorisë U-13 dhe finalja e seniorëve, shkruan GazetaBlic Sport.
KF Trepça – U13 është shpallur kampion për edicionin e tretë në turneun memorial “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë, FC Tori, shpallet kampion i turneut memorial “Fadil Vokrri” edicioni i tretë. Me rezultatin 2-5 u mposhtën Santea Shisha Bar duke ju takuar epiteti i nën-kampionit të turneut.
Vlen të potencohet se në kuadër të ditës së sotme u zhvillua edhe një ndeshje mes personave me “Syndrom Down”, një gjë e bukur që përfaqëson vlerat e futbollit.
Më poshtë keni disa fotografi nga aktiviteti i sotëm:




