Sporti

Përfundon dueli Napoli – Inter, ja rezultati final i takimit

04/18/2021 22:37
nga:Lorik J

Ka përfunduar derbi i javës së 31’të në Serie A mes Napolit dhe Interit.

Napoli dhe Interi i ndanë pikët në këtë takim pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Napoli kaloi e para në avantazh pas një autogoli të Handanovic i cili nuk arriti të pres krosimin e Insinges.

Për Interin shifrat i barazoi mesfushori, Christian Eriksen me një goditje të bukur nga distanca në minutën e 55’të.

Me këtë barazim Inter shkon në kuotën e 75 pikëve duke mbajtur vendin e parë në Serie A, ndërsa

Napoli ndodhet në vendin e 5’të në tabelë me 60 pikë.

/GazetaBlic Sport.