Ceremonia e betimit ka përfunduar tani në Capitol Rotunda dhe njerëzit kanë filluar të largohen.
Donald Trump, familja e tij dhe pjesa tjetër e partisë u larguan nga skena pak kohë më parë.
Pak para largimit, presidenti i ri përshëndeti teksa u luajt himni kombëtar, shkruan skynews.
Ceremonia e nënshkrimit është e radhës, e cila zhvillohet në dhomën e Presidentit, pranë dhomës së Senatit në ndërtesën e Kapitolit.
“Pas largimit të ish-presidentit dhe Zonjës së Parë, presidenti i ri shkon atje me ndihmësit dhe anëtarët e Kongresit për të nënshkruar nominimet dhe ndonjëherë memorandumet, shpalljet ose urdhrat ekzekutivë”, thuhet në faqen e internetit të Senatit të SHBA.
Kjo traditë filloi në vitin 1981, me Ronald Reagan.