Sporti

Përfundon çereku i tretë, Prishtina thellon avantazhin ndaj Trepçës

12/11/2022 19:34
nga:Lorik J

Ka përfunduar çereku i tretë i ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës në basketboll, Prishtina – Trepça.

Skuadra nga kryeqyteti, KB Prishtina është në avantazh ndaj KB Trepçës me rezultatin 52-37, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari më i mirë në parket është Dustin Thomas i cili ka shënuar 16 pikë deri tani.

Kujtojmë se pjesa e dytë e këtij dueli ka nisur pa praninë e tifozëve për shkak të incidenteve mes tifozëve “Plisat” dhe “Torcida”.

/GazetaBlic Sport