Sporti

Përfundon çereku i tretë, Golden Eagle Ylli me avantazh ndaj Trepçës

05/23/2024 20:27
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar edhe çereku i tretë i finales mes KB Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka avantazhin pas 30 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas çerekut të tretë është 37-41.

Po zhvillohet një ndeshje jashtëzakonisht e luftuar mes dy skuadrave finaliste, me atmosferën që është e mrekullueshme në ‘Minatori’.

Kujtojmë se kjo është ndeshja e pestë finale, me fituesin e këtij takimi që do të sigurojë edhe epitetin e kampionit.

/GazetaBlic Sport/