Sporti

Përfundon çereku i parë: Sigal Prishtina në epërsi ndaj Trepçës

04/23/2023 17:40
nga:E K

Ka përfunduar çereku i parë i playoffit mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Çereku i parë i këtij takimi i takoi Sigal Prishtinës e cila krijoi epërsi prej dy pikësh, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati i këtij çereku ishte 20-22, kurse lojtari me më së shumti pikë ishte Dardan Berisha i cili realizoi gjithsej 9 pikë.

Kujtojmë se Sigal Prishtina është në avantazh në këtë seri ndeshjesh me rezultat 2-1 dhe nëse arrin fitore kualifikohet në finale aty ku e pret Peja.

/GazetaBlic Sport/