Sporti

Përfundon çereku i parë i super finales Prishtina – Trepça

02/19/2023 17:23
nga:Lorik J

Ka përfunduar çereku i parë i finales së Kupës së Kosovës mes KB Prishtinës dhe KB Trepçës që po zhvillohet në “Mizahir Isma” në Rahovec.

Çereku i parë i kësaj super përballje ka përfunduar me rezultatin 17-20 në favor të kryeqytetasve, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina po dominon në kërcime dhe asistime, teska dy skuadrat kanë nga tri treshe të realizuara.

Kjo ndeshje po transmetohet direkt në Klan Kosova.

/GazetaBlic Sport