Ka përfunduar çereku i parë i super finales KB Trepça – KB Peja.
KB Peja ka shkuar në pushim me avantazh të ngushtë, falë rezultatit 17-21, shkruan GazetaBlic Sport.
Finalja e sotme e plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll po luhet në Palestrën “Minatori”.
Si Trepça, ashtu edhe Peja kanë fituar nga dy ndeshje dhe tashmë sonte do të vendoset kampioni kosovar në basketboll.
Lojtari më i mirë në parket ishte Daniels i Trepçës me 8 pikë.
/GazetaBlic Sport


