Ka përfunduar çereku i parë i duelit mes Prishtinës e Vëllaznimit, që po luhet në kuadër të çerekfinales së “Play Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë përfundoi me rezultatin 18-16 në favor të Prishtinës, shkruan GazetaBlic Sport.
Më i miri në parket pas 10 minutave të parë ishte Atik Koshi me 7 pikë të realizuara.
Një atmosferë fantastike po mbizotëron në Palestër nga tifozeria “Plisat”.
/GazetaBlic Sport


