Sporti

Përfundon aventura në Japoni, Iniesta gati për aventurën e radhës

05/06/2023 14:56
nga:Mergim Rreci

Andres Iniesta nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij.

Edhe pse në moshën 39-vjeçare, ish-futbollisti i Barcelonës ka vendosur të mbyllë para kohe aventurën në Japoni me Vissel Kobe (kontrata i skadon në vitin janarin e vitit 2024) dhe të provojë një eksperiencë në SHBA apo në Lindjen e Mesme.

Sipas shtypit japonez, ndeshja miqësore e Barcelonës dhe Vissel Kobe e programuar për t’u zhvilluar më datë gjashtë qershor do të shërbejë si një lamtumirë e Iniestas para tifozerisë së Vissel Kobe. Me skuadrën japoneze, Iniesta ka fituar disa tituj mes të cilëve Kupën dhe SuperKupën, diçka historike për klubin.

Por së fundmi, rëndësia e Iniestës në skuadrën e Vissel Kobe është limituar edhe prej problemeve fizike me spanjollin që këtë sezon ka humbur 11 ndeshje. Gjithsesi, falë ofertave, Iniesta nuk mendon aspak të varë “këpucët në gozhdë” dhe pas pesë viteve në Japoni është gati të nisë aventurën e radhë