Lajme

Përfundon aksioni i Policisë së Kosovës në Manastirin Banjskës

09/24/2023 19:44
nga:G B

RTV Dukagjini raporton se aksioni i Policisë së Kosovës në Manastirin  Banjskës ka përfunduar, teksa ka shtuar se policia është në ndjek të terroristëve të arratisur.

Dita 24 shtatorit e vitit 2023, ka nisur me një sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga një grup prej 30 personave të cilët ishin të pagatitur mirë me armatim të rëndë ku si pasojë e sulmeve të këtij grupi kanë humbur jetën një policë i Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni në kërkim të sulmuesve të policisë së Kosovës po vazhdon ende teksa ka thënë se armët që janë gjetur lidhen me aksionin e Zveçanit që është zhvilluar më herët nga policia.

Ai ka bërë të ditur se tre sulmues mbetën të vrarë në operacionin e sotëm në Banjskë, ndërsa u arrestuan gjashtë persona – dy prej tyre sulmues dhe katër të tjerë që e mbështetën sulmin me radio-lidhje.