Lajme

Përfundon aksioni i bastisjes në Banjskë, Policia nesër vendos si të veprohet tutje

09/26/2023 21:31
nga:G B

Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin e bastisjes në Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.

Ai tha se nesër pas orës 9 do të vendoset se si të procedohet tutje.

“Sot në orët e pasdites ka përfundu Operacioni i krehjes së terrenit, kontrollimit të zonës dhe bastisjeve. Nesër pas orës 9 do të vendoset se si të veprohet tutje”, deklaroi Elshani për Gazeta Blic.