Lajme

Përfundon afati, PZAP pranon 7 ankesa – certifikimi i rezultateve javën tjetër

02/02/2026 12:30
nga:G B

Shtatë ankesa janë dorëzuar deri sot, në orën 10:00, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa para se të bëhet certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Dy ankesa janë të ish-kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, dy nga NDS, partia e Emilja Rexhepit, 1 nga Lista Serbe, 1 nga Partia e Romëve të Bashkuara të Kosovës dhe 1 nga koalicioni PDAK-LPB.

Për trajtimin e tyre, PZAP ka afat 96 orë, ndërsa më pas rrjedh afati 48 orësh për ankesa në Supreme, gjykatë kjo që ka 5 ditë kohë për trajtim dhe vendosje.

Rrjedhimisht, certifikimi mund të bëhet tek në mesin e javës tjetër.