Punimet në bllokun B2 në termocentralin Kosova B janë përfunduar.
Burime brenda korporatës i kanë thënë Klan Kosovës se tani procesi është në fazën e testimit, ndërsa pritet që prodhimi të fillojë të shtunën.
Ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga menaxhmenti i KEK-ut.
Turbina në njësinë B2 është prishur rreth një muaj më parë, në një periudhë të rëndë të krizës energjetike, që uli kapacitetet prodhuese në KEK.
Teksa rregullimet duket se u bënë pak më vonë se afati i parashikuar, pasi asokohe u tha që punimet do të përfundonin deri më 20 janar.
Për ta riparuar B2-shin është angazhuar edhe një ekspert gjerman.
“Kryeministër, mos e mbroj por hetoje KEK-un”