Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës, ja rezultatet

11/25/2021 13:50
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës.

Derbi më i madh kosovar mes Gjilanit e Dritës po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan në kuadër të xhiros së 15’të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Blerim Krasniqi në minutën e 33’të goditi jashtë kornizës së portës, kurse rasti më i mirë shënimi ishte në minutën e 44’të, kur Rron Broja nga afërsia nuk gjeti golin.

Në ndeshjen mes Drenicës dhe Llapit, vendasit kanë shkuar në pushim me avantazh minimal.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë në këtë duel deri tani e ka shënuar Kreshnik Uka pas 21 minutave lojë.

Ndërkohë, pjesa e parë e duelit mes Ballkanit dhe Malishevës përfundoi pa gola.

/GazetaBlic Sport