Sporti

Përfundojnë pjesët e para të tri dueleve në Superligën e Kosovës

10/16/2021 13:52
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para të tri dueleve të sotme të Superligës së Kosovës.

Dukagjini dhe Malisheva si dhe Gjilani me Ballkanin luajtën baras në pjesën e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këto dy takime portat mbetën të paprekura në 45 minutat e para.

Në anën tjetër, Prishtina shkon në pushim me epërsi ndaj Llapit në pjesën e parë me golin e Besnik Krasniqit.

Krasniqi realizoi golin e vetëm në 45 minutat e para nga pika e bardhë në minutën e 22’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/