Sporti

Përfundojnë pjesët e para të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

05/05/2021 15:47
nga:L J

Kanë përfunduar pjesët e para në tre ndeshje të Superligës së Kosovës.

Prishtina shkoi në pushim me epërsinë minimale që e siguroi me golin e Besnik Krasniqit, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi shënoi në minutën e 19’të nga penalltia.

Në derbin e Gjilanit, Gjilani po avancon ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.

Hajdari shënoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutën e 20’të të takimit.

Ndërsa ndeshja tjetër mes Feronikelit dhe Trepçës 89′ përfundoi pjesa e parë pa gola.

/GazetaBlic Sport.