Kanë përfunduar pjesët e para të tri dueleve të xhiros së 30’të të Superligës së Kosovës.
Në Gjilan, Prishtina dhe Drita kanë shkuar në pushim me rezultatin 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita kaloi fillimisht në avantazh me golin e Betim Haxhimusës, kurse golin e barazimit për Prishtinën e realizoi Endrit Krasniqi.
Në Podujevë, Trepça 89′ ka shkuar në pushim me epërsi minimale ndaj Llapit.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e realizoi mesfushori, Muharrem Jashari pas nëntë minutave lojë.
Ndërkohë, në super ndeshjen tjetër mes Ballkanit dhe Gjilanit pjesa e parë nuk prodhoi gola.
/GazetaBlic Sport


