Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet

05/09/2021 15:51
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës.

Prishtina dhe Feronikeli kanë shkuar në pushim me rezultatin e barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Leonit Abazi realizoi golin e parë në këtë duel pas katër minutave lojë – kurse Ardit Nika shënoi autogol për t’ia mundësuar Feronikelit barazimin.

Në kryendeshjen Drita – Ballkani, poashtu rezultati pas 45 minutave është 1-1. Eurogol realizoi sulmuesi anësor, Xhevdet Shabani. Për Ballkanin rezultatin e barazoi Mirlind Daku.

Në sfidën Llapi – Besa nuk kishte gola, kurse Arbëria ka shkuar në pushim me avantazh minimal 1:0, falë golit të Santos.

Ndërkohë, Gjilani po triumfon pas 45 minutave të parë ndaj Trepçës 89′, me golin e Shend Kelmendit.

/GazetaBlic Sport