Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet

02/07/2026 13:51
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të tri dueleve të Superligës së Kosovës.

Ferizaj dhe Drita shkuan në pushim me rezultatin e barbartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Faton Maloku ishte më meritori që Drita nuk është në disavantazh, shkaku i pritjeve fantastike.

Në Malishevë, Drenica po fiton ndaj Llapit me rezultatin 1-0.

Ronaldo Chacon ishte golashënuesi i vetëm në këtë ballafaqim deri tani.

Në Klinë, Prishtina po triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Dukagjinit, falë golit të Gjelbrim Taipit, i cili realizoi pas asistit të Arjol Bllacës.

/GazetaBlic Sport/