Kanë përfunduar pjesët e para të tri dueleve që janë duke zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës.
Derbi i madh i Superligës së Kosovës mes Dritës dhe Gjilanit po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku skuadrat kanë shkuar në pushim me barazimin pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita kishte më shumë posedimin e topit, por asnjëra skuadër nuk kishte rast konkret për gol.
Pjesa e parë e ndeshjes mes Feronikelit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezutlatikn 0-2, në favor të kryeqytetasve. Endrit Krasniqi dhe Kryeziu shënuan golat për kampionët aktual.
Teksa as në takimin mes Malishevës dhe Ballkani nuk kishte gola pas 45 minutave të parë.
/GazetaBlic Sport


