Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Prishtinës ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Arbërisë me rezultatin 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Gauthier Mankenda dhe Besnik Krasniqi kanë realizuar për ekipin e Prishtinës në 45 minutat e parë.
Në ndeshjen tjetër, Llapi ka shkuar në pushim me epërsi minimale prej 0-1.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë në këtë duel e ka shënuar, Edon Sadriu pas 20 minutave lojë.
/GazetaBlic Sport


