Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

09/14/2021 21:48
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të gjashtë ndeshjeve që po zhvillohen aktualisht në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Juventusi ka shënuar tri herë ndaj Malmos në Suedi, Bayerni po triumfon ndaj Barcelonës në ‘Camp Nou’, kurse Villarreal dhe Atalanta kanë shkuar në pushim me barazimin me gola 1:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Në tri takimet tjera nuk kishte gola.

Ja rezultatet:

Barcelona 0-1 Bayern
Dynamo Kyiv 0-0 Benfica
Villarreal 1-1 Atalanta
Lille 0-0 Wolfsburg
Chelsea 0-0 Zenit
Malmo 0-3 Juventus.

/GazetaBlic Sport