Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

11/02/2021 21:53
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Në Bergamo, Atalanta dhe Manchester United kanë luajtur baras me rezultatin 1:1 pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë në këtë duel e shënoi, Josip Ilicic, por Ronaldo barazoi gjithçka pak para fundit.

Në po të njëjtin shtet, por në një qytet tjetër, Juve po barazon ndaj Zenitit. Dybala realizoi për ‘Bianconerët’, por autogoli i Bonuccit barazoi shifrat.

Bayerni po fiton ndaj Benficas me rezultatin 2-1, me golat e Lewas dhe Gnabryt.

Më poshtë keni të gjitha rezultatet nga pjesët e para të ndeshjeve të sotme:

  • Dynamo 0-0 Barcelona
  • Bayern 2-1 Benfica
  • Atalanta 1-1 Man Utd
  • Villarreal 1-0 Young Boys
  •  Sevilla 1-1 Lille
  •  Juventus 1-1 Zenit

/GazetaBlic Sport