Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

09/29/2021 21:49
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Benficas ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1:0 ndaj Barcelonës, me golin e Nunez pas vetëm tre minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy golat e Lewandowskit poashtu e çuan Bayernin në pushim me avantazh ndaj Dynamo Kiev.

Në derbin mes Juventusit dhe Chelseat nuk kishte gola pas 45 minutave lojë – njëjtë sikurse edhe në takimin Manchester United – Villarreal.

Ja të gjitha rezultatet:

  • Juventus 0-0 Chelsea
  • Bayern 2-0 Dynamo Kiev
  • Benfica 1-0 Barcelona
  • Man Utd 0-0 Villarreal
  • RB Salzburg 1-0 Lille
  • Wolfsburg 0-0 Sevilla

/GazetaBlic Sport