Sporti

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

04/07/2021 21:50
nga:L J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve të Ligës së Kampionëve.

Në Allianz Arena, PSG ka shkuar në avantazh ndaj Bayern Munich me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Kylian Mbappe dhe Marquinhos shënuan për parisienët, kurse golin e vetëm për bavarezët deri tani e ka shënuar sulmuesi, Choupo Mouting.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea ka epërsi minimale 0:1 ndaj Portos.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë në këtë ballafaqim e ka realizuar, Mason Mount.

/GazetaBlic Sport