Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në Spanjë, Real Madridi ka shkuar në pushim ndaj Liverpoolit me epërsi solide prej 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Vinicius Junior dhe Marco Asensio shënuan në pjesën e parë për epërsinë e Real Madridit, kurse skuadra mysafire, Liverpool pothuajse nuk tregoi asjë në 45 minutat e parë.
Në ndeshjen tjetër, Manchester City po triumfon ndaj Dortmundit me rezultatin minimal 1:0. Kevin De Bruyne ka shënuar golin e vetëm deri më tani.
Vlen të përmendet se edhe Bellingham shënoi për Dortmundin, por goli i tij u anulua.
/GazetaBlic Sport


