Sporti

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

08/28/2021 17:48
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës.

Ndeshjet që po zhvillohen sot janë: Drita – Llapi dhe Ulpiana – Malisheva, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita dhe Llapi luajtën baras me rezultat 0-0.

Në stadiumin e Gjilanit, skuadra vendase Drita ishte më dominuese, megjithatë këtë dominim nuk arritën ta përkthenin në gol.

Ndërkohë pjesa e parë e dy skuadrave të sapo promovuara u mbyllë me rezultat 0-1 për Malishevën.

Skuadra e Malishevës shënoi gol me anë të Muhamet Hysenit në minutën e 35’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/