Sporti

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, këto janë rezultatet

10/20/2021 19:35
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Barcelonës ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0 ndaj Dynamo Kiev, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi mbrojtësi, Gerrard Pique.

Ndërkohë, pjesa e parë e ballafaqimit mes Salzburgut dhe Wolfsburgut ka përfunduar me rezutlatin e barabartë 1:1.

Salzburg kaloi fillimisht në avantazh me Karim Adeyemi pas tre minutave lojë – por Nmecha barazoi gjithçka pas 15 minutave lojë.

/GazetaBlic Sport