Sporti

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

02/22/2022 21:49
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fazës së eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Në Spanjë, skuadra e Juventusit ka shkuar në pushim me avantazh minimal 0-1 ndaj Villarrealit, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i parë në këtë duel u shënua nga Dusan Vlahovic, pas 32 sekodave lojë.

Vlahovic shënon pas 32 sekondave ndaj Villarrealit

Ndërkohë në Angli, Chelsea po fiton në shtëpi ndaj Lille.

Golin e vetëm deri më tani e shënoi Kai Havertz me kokë pas 8 minutave lojë.

/GazetaBlic Sport/

Gol i bukur me kokë nga Havertz, Chelsea në avantazh ndaj Lille