Sporti

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit C, këto janë rezultatet

06/21/2021 18:48
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para të dy takimeve të vlefshme për grupin C të Kampionatit Evropian.

Holanda ka shkuar në pushim me epërsi minimale ndaj Maqedonisë së Veriut, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në pjesën e parë në këtë takim e shënoi, Memphis Depay në minutën e 24’të.

Edhe ndeshja tjetër e grupit C prodhoi vetëm një gol në pjesën e parë.

Austria po avancon në fund të pjesës së parë me rezultat 1-0 ndaj Ukrainës.

Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua nga austriaku,Baumgartner në minutën e 21’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/