Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet që po zhvillohen nga ora 16:00 në Premier League.
Leicester City dhe Manchester United po luajnë me rezultat të barabartë, 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Mason Greenwood shënoi fillimisht për avantazhin e skuadrës mysafire, kurse Tielemans barazoi shifrat me super golin e realizuar.
Të dy golat ishin fantastikë dhe ndeshja në përgjithësi ishte e luftuar gjatë këtyre 45 minutave.
Në anën tjetër, Manchester City është në avantazh me rezultat 1 me 0 ndaj Burnley, me Bernardo Silvan që shënoi golin e vetëm.
Armando Broja po luan nga minuta e parë sot për skuadrën e Southamtpon dhe pas pjesës së parë rezultati ndaj Leeds është 0 me 0.
/GazetaBlic Sport/


