Kanë përfunduar pjesët e para të dy dueleve të Superligës së Kosovës në futboll.
Pjesa e parë e derbit mes Gjilanit e Dritës ka përfunduar me rezultatin 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjilani kishte disa raste shënimi, por pa gjetur me sukses rrjetën, teksa Drita nuk kishte diçka për t’u veçuar.
Në ndeshjen tjetër në Drenas, Feronikeli 74′ ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0 ndaj Prishtinës.
Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar Nikolaos Ioannidis, pas 20 minutave lojë.
/GazetaBlic Sport