Kanë përfunduar pjesët e para në 3 ndeshjet e sotme të xhiros së 18’të të Superligës së Kosovës.
Në këto pjesët e para të këtyre 3 dueleve u realizuan mjaftë gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Llapi i Tahir Batatinës, mbylli pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Prishtinës me rezultat 2-1.
Fillimisht vendasit në epërsi kaluan falë autogolit të Ismailit në minutën e 24’të të takimit, kurse tre minuta më pas në minutën e 27’të, Rivera u përkujdes për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij pas asistimit të Selmanit.
Kurse për të ngushtuar avantazhin e Llapit, realizoi, Shabani në minutën e 43’të të takimit.
Në takimet Drita – Ulpiana dhe Feronikeli – Drenica u realizuan nga një gol.
Për Dritën ndaj Ulpianës shënoi, Muja, kurse për epërsinë e Drenicës u përkujdes, Kreshnik Uka në minutën e 21’të të takimit.
/GazetaBlic Sport/


