Sporti

Përfundojnë pjesët e para në tri duelet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

03/17/2024 13:53
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në tri duelet e sotme të Superligës së Kosovës.

Gjilani po avancon pas 45 minutave të para ndaj Dritës me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita kaloi e para në avantazh me golin e Baftiut, por Gjilani u kundërpërgjigj me anë të Bashës dhe Ismajlit për epilogun e pjesës së parë.

Në anën tjetër Dukagjini ka shkuar në pushim e qetë pas avantazhit me rezultat 1-0 ndaj Feronikelit ’74, kurse dueli mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës nuk prodhoi gola në 45 minutat e para.

/GazetaBlic Sport/