Sporti

Përfundojnë pjesët e para në tre ndeshjet e Superligës së Kosovës

11/01/2023 13:51
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në tre ndeshjet e Superligës.

Ballkani është në avantazh ndaj Dritës pas 45 minutave të parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Të drejtuarit e Ilir Dajës kanë epërsi minimale prej 1 me 0. Lumbardh Dellova shënoi gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë.

Gjilani poashtu është në avantazh ndaj Feronikelit, 1 me 0, kurse Malisheva dhe Prishtina po luajnë pa gola, 0 me 0.

HT: Ballkani – Drita 1:0

HT: Gjilani – Feronikeli 1:0

HT: Malisheva – Prishtina 0:0

/GazetaBlic Sport/