Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës së Kosovës.
Ndeshja kryesore e ditës, Feronikeli – Drita, është mbyllur me rezultat të barabart 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Llapi po e shkatërron Ulpianën, atje ku pas 45 minutave ka epërsi prej 3 golash.
Rezultati atje është 0 me 3, me golat e shënuar nga Valmir Veliu, Bujar Idrizi dhe Arbnor Ramdani.
Prishtina në kryeqytet është në avantazh ndaj Malishevës, me rezultat 1 me 0. Besnik Krasniqi e ka shënuar golin e vetëm deri më tash.
/GazetaBlic Sport/


