Sporti

Përfundojnë pjesët e para në ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

05/14/2023 15:50
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në pesë ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Drita ka shkuar në pushim ndaj Gjilanit me rezultat minimal 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në derbin e Anamoravës në pjesën e parë e shënoi Broja në minutën e 32’të të takimit.

Në derbin tjetër Ballkani po avancon me rezultat 1-0 ndaj Llapit me golin e Rrahmanit, atje ka ende lojë për të luajtur pasi janë 11 minuta lojë shtesë pasi ndeshja u ndërpre për disa minuta për shkak ofendimeve që u bënë ndaj trajnerit Batatina nga tifozët vendas.

Dukagjini është në epërsi ndaj Drenicës me rezultat 1-3, kurse Prishtina – Malisheva dhe Ferizaj – Trepça ’89 u mbyllën me rezultat 0-0.

/GazetaBlic Sport/