Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Kupës së Botës.
Kroacia dhe Belgjika po luajnë pa gola 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një pjesë e parë interesante, me kroatët që kishin dominim të lehtë ndaj belgëve.
Maroku është në avantazh me rezultat 1 me 2 ndaj Kanadasë.
Ziyech dhe El Nesyri shënuan dy golat për marokienët, kurse Aguerd shënoi gabimisht në portën e tij për t’i dhënë golin e parë në takim Kanadasë.
Me këto dy rezultate, Maroku dhe Kroacia kalojnë tutje.
/GazetaBlic Sport/