Sporti

Përfundojnë pjesët e para në Europa League, Arsenali shkëlqen në Çeki, Manchester United në avantazh ndaj Granadas

04/15/2021 21:47
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në Europa League.

Arsenali po shkëlqen në Çeki duke udhëhequr me rezultat 0 me 3 ndaj Slavia Prague, shkruan GazetaBlic.

Pepe, Lacazette dhe Saka shënuan golat në pjesën e parë, gola këto që tashmë pothuajse ia kanë siguruar kualifikimin tutje skuadrës angleze.

Manchester United është poashtu në avantazh ndaj Granadas. Cavani shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 6’të.

Villareal në anën tjetër po udhëheq me rezultat të dyfishtë ndaj Dinamo Zagreb.

Lirim Kastrati nuk është duke luajtur tek skuadra kroate.

E vetmja ndeshje pa gola është ajo në mes Romës dhe Ajaxit.

/GazetaBlic/