Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e sotme të Superligës së Kosovës.
Prishtina dhe Gjilani luajtën baras në 45 minutat e para me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Të parët në avantazh kaluan gjilanasit me golin e Senad Jarovic të realizuar në minutën e 28’të të takimit. Leotrim Kryeziu barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë për kryeqytetasit në minutën e 36’të të takimit.
Në anën tjetër Drita po avancon 1-0 ndaj Dukagjinit.
/GazetaBlic Sport/


