Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.
Në të dy takimet 45 minutat e para u mbyllën me barazim, shkruan GazetaBlic Sport.
Në duelin Drita – Drenica nuk pati gola, kurse mes Dukagjinit dhe Ferizajt u shënuan dy gola nga një për secilën skuadër.
Behar Bardhi shënoi për epërsinë e Ferizajt në minutën e 7’të, kurse Dukagjini barazoi shifrat në minutën e 10’të.
/GazetaBlic Sport/


