Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Drenica dhe Prishtina po luajnë baraz pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0.
Skuadra nga Skenderaj kishte dominimin, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.
Në anën tjetër, Gjilani është në avantazh ndaj skuadrës së Dukagjinit. Rezultati atje është 1 me 0.
Gerhard Progni shënoi nga penalltia në minutën e 24-të. Një lajm i keq për trajnerin Munishi është se do të jetë me një lojtar më pak në pjesën e dytë, atje ku Koliçi u ndëshkua me karton të kuq.
/GazetaBlic Sport/


