Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës

10/21/2023 13:51
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Pas 45 minutave të parë, rezultatet në dy takimet, Gjilani – Fushë Kosova dhe Feronikeli ’74 – Prishtina janë 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Në fakt, në ndeshjen Feronikeli ’74 – Prishtina, në minutën e 37-të, vendasit shënuan për 1 me 0, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në dy takimet në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/