Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme në Superligë.
Në derbin mes Ballkanit dhe Prishtintës, pas 45 minutave lojë rezultati është 0:0. Të dy skuadrat kanë treguar kujdes në fazën defensive, duke mos lejuar shumë hapësira, ndërsa rastet për gol kanë qenë të pakta.
Ndërkohë, edhe në ndeshjen mes Ferizaj dhe Drenicës, pjesa e parë është mbyllur pa gola (0:0).
Pritet që pjesët e dyta të sjellin më shumë intensitet dhe përpjekje për të zhbllokuar rezultatin, pasi ekipet synojnë të sigurojnë pikë të rëndësishme.
/GazetaBlic Sport/


